Drejtori i PTK: Konkurenca po mashtron për biseda falas

Lajme

Drejtori i PTK: Konkurenca po mashtron për biseda falas

Më: 28 prill 2015 Në ora: 20:32

Gjatë konferencës për media që ka pasur sot PTK, Drejtori i kësaj kompanie Agron Mustafa, ka akuzar konnkurentin tjetër, pa ja potencuar emrin, për oferta që nuk i korrespondojnë realitetit.

Kete ai e tha, duke aluduar ne konkurrentin e PTK-se, operatorin IPKO, zyrtaret e se ciles megjithate serish kane theksuar se konsumatoret mund te flasin falas ne kete operatore.

Sipas tij, konkurrentët në treg se po bëjnë propagandë ekonomike, siç tha, duke i mashtruar konsumatorët për ofertat e tyre.

`Institucionet kompetente duhet të reagojnë për këtë manipulim dhe mashtrim ndaj konsumatorëve. Konkurenca e jone reklamon produkte qe thote se biseda eshte falas, por kur e sheh ne websajtin e tyre, del qe e njejta pako kushton 10, 15 ose 25 euro. Kjo nuk loje fer dhe do te deshiroja qe kjo forme e marketingut te ndalonte sa me shpejt. Te konkurojme mes vete ne menyre te dinjitetshme. Ne vende normale secial kompani qe ben produkte te tilla dhe reklama qe nuk korrespondojne me realitetin, gjobitet`, tha Drejtori Menaxhues i PTK, Agron Mustafa. Por, karshi kësaj deklarate, zyrtarë të IPKO-s kanë thënë se nuk kanë parë asnjë arsye të shëndoshë në këto akuza sepse me pakon e tyre përdoruesit e këtij operatori mund të flasin pa pagese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat