Ja sa paguhen krerët e shteteve

Lajme

Ja sa paguhen krerët e shteteve

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:51

Vladimi Putini e ka shkurtuar me 10% simbolikisht pagën e tij, për shkak të krizës ekonomike që po kalon Rusia.

Por sa është paga e tij në krahasim me disa krerë shtetesh apo qeverish nëpër botë?

Bark Obama është më i paguar, me një pagë vjetore prej 400.000 dollarësh, i ndjekur nga kryeministri i Kanadës Stefen Harper, me 260.000 dollarë.

Për Europën kryeson Angela Merkel, me pagë vjetore prej 234.000 dallarësh, e ndjekur nga kryeministri britanik David Kameron që merr një pagë vjetore prej 214.800 dollarësh.

Putini ka zbritur në shifrën “modeste” prej 136.000 dollarësh në vit, i ndjekur nga kryeministri italian me 124.600 dollarë.

Surpriza e suprizave është se presidenti i vendit gjysmë-komunist, Kinës, Xi Jinping merr një pagë vjetore me të vërtetë modeste prej 22.00 dollarësh në vit.

Aq modeste, sa ia kalon edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka një pagë vjetore prej 24.000 dollarësh./mapo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat