Bllokohet qendra e Mitrovicës, bien kabllot e rrymës nga shtyllat

Lajme

Bllokohet qendra e Mitrovicës, bien kabllot e rrymës nga shtyllat

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:31

Kabllot e tensionit të lartë kanë rënë nga shtyllat, me ç’rast kanë shkaktuar bllokadë totale të qarkullimit të automjeteve për më shumë se 20 minuta, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:15 në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Në vendngarje kanë dalë menjëherë pjesëtarët e policisë të cilët kanë lokalizuar vendin, duke siguruar qytetarët nga ndonjë rrezik.

Edhe punëtorët e KEDS-it ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar në riparimin e këtyre kabllove, ndërsa qendra e qytetit ka mbetur pa energji elektrike edhe gjatë kohës kur po raportojmë. /A.Damati/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat