Opozita në kolaps, bashkë me pushtetarët e dyshuar për arrestime!

Lajme

Opozita në kolaps, bashkë me pushtetarët e dyshuar për arrestime!

Nga: Mimozë Lakna Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:16

Shumica e subjekteve politike opozitare ishin pjesë e qeverisë, andaj, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim i madh nga ato.
Kështu vlerësojnë analistët politik, të cilët vlerësojnë se Kosova është përballë një krize të thellë morale e politike, pasi ditëve të ardhshme e presin shumë sfida para vetes.
Drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, konsideron se Kosova është në krizë politike e ekonomike për shkak të mungesës së konsensusit politik të partive politike.
“Kosova po përballet me një situatë të krizës politike për shkak të mungesës së konsensusit politik për Gjykatën speciale, ndryshimet kushtetuese dhe arritjen e marrëveshjes së Stabilizim asociimit, gjithashtu Trepça dhe privatizimet pa konsensus, investimet në autostrada nuk kanë sjellë zhvillim ekonomik, por krizë të thellë ekonomike dhe gjithashtu largimet e fundit të qytetarëve dhe mosliberalizimi i vizave i premtuar moti ka krijuar krizën më të thellë sociale dhe janë indikatorë të mungesës së prosperitetit”, thotë Abazi për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat