Vazhdon të shërbejë për llogari të Milosheviçit

Lajme

Vazhdon të shërbejë për llogari të Milosheviçit

Nga: Dr. Enver Bytyçi Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:13

Po kush e dëshironte përçarjen e shqiptarëve në këtë kohë lufte, krize e konflikti, përveçse Milosheviçit? A ishte e mundur që shefi i shërbimit sekret të Tiranës të mos e njihte këtë strategji të Milosheviçit?! Sigurisht, që askush nuk beson të kundërtën, pasi që këtë strategji e njihnin shumica dërmuese e shqiptarëve në Kosovë, të cilët i besuan presidentit të tyre në kohët më të vështira, edhe atëherë kur ata nuk dinin sa viktima kishin lënë në oborret e familjeve të tyre. I besuan e madje, sipas Christofer Hill, i lëshoheshin në gjunjë duke u përkulur me respekt para tij, sikur të ishte Papa. Fatos Klosi ishte në dijeni nga informacionet dhe nga leximi i veprimeve të Beogradit, se Milosheviçi dëshironte ta linçonte presidentin e liderin shpirtëror të shqiptarëve në Kosovë. Megjithatë aso kohe e mbështeti këtë strategji të Beogradit kundër Rugovës. Edhe sot vazhdon t’i bëjë shërbimin e radhës ish-Hitlerit të Ballkanit, tashmë në ferr. Kjo ndodh, sepse Klosi ka mision përçarjen e shqiptarëve, jo bashkimin e tyre, ka mision të krijojë konflikte të brendshme dhe jo homogjenitet tek ata. Këtë konstatim e ka artikuluar në reagimin e tij ndaj deklaratave të Klosit shumë saktë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: “Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat