Devolli Corporation ndihmon "Cycle Kosovo for Children"

Lajme

Devolli Corporation ndihmon "Cycle Kosovo for Children"

Më: 28 prill 2015 Në ora: 13:48

Çdo nënë dhe fëmijë ka të drejtën e një jete të shëndetshme, pa kurrfarë kompromisi! Që të realizohet me sukses ky konstatim, duhet organizim dhe kontribut nga të gjithë. Suksesi i madh i fushatës së vitit 2014 që rezultoi me blerjen e pajisjes së Analizatorit Hematologjik për Repartin e Gjinekologjisë të QKUK-së, këtë vit vazhdon përsëri, për një qëllim dhe objektiv të përbashkët, për të shpëtuar jetë.

Çiklistë ndërkombëtarë të cilët punojnë në misione të ndryshme në Kosovë bëhen bashkë përsëri dhe organizojnë aktivitetin për bamirësi i cili do të mbledh afërsisht 50 çiklistë vendorë dhe ndërkombëtarë. Ky aktivitet do të zgjasë 3 ditë, do të përshkoi afërsisht 600 km dhe do të zhvillohet me datat 5, 6, dhe 7 qershor 2015. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është që të ndihmohet organizata jo-qeveritare "Aksioni për Nënat dhe Fëmijët" e cila është një organizatë që përkujdeset për përmirësimin e shëndetit për nëna dhe për fëmijë, pa marr parasysh etnicitetin, fenë apo statusin ekonomik.

Vlen të ceket se të gjitha shpenzimet e çiklistëve do të mbulohen nga vetë çiklistët, ndërsa të gjitha të hollat që do të mblidhen do të shkojnë eksluzivisht vetëm për organizatën.

Si gjithmonë, Devolli Corporation është në përkrahje të ngjarjeve të tilla duke u bërë edhe donatori kryesor i kësaj ngjarjeje duke besuar fuqishëm që me përkrahjen e nënave dhe fëmijëve, do të kontribuon në mirëqënien dhe shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat