Vlerësohet bashkëpunimi mes Policisë dhe KFOR-it

Lajme

Vlerësohet bashkëpunimi mes Policisë dhe KFOR-it

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:01

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sundimin e rendit dhe ligjit.

Me këtë rast, ministri Hyseni e njoftoi admiralin Ferguson për të arriturat dhe proceset nëpër të cilat është duka kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, admirali Ferguson shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij për të përkrahur MPB-në në rrugën e saj të zhvillimit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson biseduan po ashtu në detaje çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.

Po ashtu, u bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit si dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat