Ali Ahmeti kërkon aleat në Kosovë kundër Zaevit, kërcënon me ndarje!

Lajme

Ali Ahmeti kërkon aleat në Kosovë kundër Zaevit, kërcënon me ndarje!

Më: 28 prill 2015 Në ora: 10:50

Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë nën shtypje të shfrenuar nga sllavomaqedonasit. Por, pavarësisht kësaj qeveria e Nikolla Gruevskti, e cila është në zgripc të pushtetit vazhdon me fashizmin e saj të terrorizojë shqiptarët. Shtypja e brendshme e dyfishtë e krijuar nga pakënaqësia e vazhdueshme e shqiptarëve, dhe tashmë disa muaj edhe nga opozita sllavomaqedonase, e cila për hir të motivit të ardhjes në pushtet ka vendosur të sakrifikojë një pjesë të nacionalzimit të saj dhe ta zbulojë realitetin e hidhur të politikës së errët të regjimeve në Maqedoni, veçanërisht të udhëheqjes së saj nga VMRO-DPMNE dhe lideri i saj Gruevski.
Kjo gjendje simbiotike, por që në fakt është edhe ndarëse, pasi shqiptarët me asnjërin bllok nuk mund të përfitojnë gjë duhet që të provojnë të gjejnë një rrugë të tretë veprimi, e cila për alternativë ka vetëm bashkimin politik të shqiptarëve, duke hequr nga skena Ali Ahmetin, Menduh Thaçin dhe të gjithë ata të zhyer e të përlyer, në krimin shtetëror apo ekonomik.
Por, duke qenë se janë në kaos politik të brendshëm shqiptarët, në njërën atë nxitur moralisht dhe shpirtërisht nga rastet tragjike që po zbardhen nga opozitari Zaev, i majti, i cili ka lidhje të fuqishme me Serbinë, sikurse ka edhe vetë Gruevski dhe të tjerët, ky i fundit për të siguruar mbijetesën, po mundohet të shfrytëzojë element politikë të pakënaqur në Kosovë, që të provokojë shpërthimin e dhunës së kontrollueshme në Maqedoni.
Madje aksionet që do të ndodhin në Maqedoni, paraprakisht nga këta njerëz të involvuar lansohen në sheshin e Prishtinës, pastaj ndodhin veprimet. Pra, së pari dekonspirohen aksionet, dhe pastaj pason veprimi i ‘vonuar’ i policisë së Gruevskit. E si mund të besohet se nuk janë të kurdisura.
Ndërsa, Ali Ahmeti dje kërkoi mbështetje në Prishtinë, për pozitën e tij palakmueshme, ende nuk dihet përgjigja që mori.
Nuk dihet nëse ai erdhi që ta akuzonte opozitën në Kosovë se po përzihej në ngjarjet në Maqedoni, apo cila ishte mbështetja që ia dha Hashim Thaçi, si dy ish anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, me listat e të cilëve për luftën u bë horr e gjithë Kosova.
Por, që të dy ishin me një gojë, kërkonin zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”. Harrojnë se kjo marrëveshje ka kaluar 14 vjet, dhe që aspak nuk i favorizon interesat e shqiptarëve, dhe se është krejtësisht larg përmbushjes së të drejtave që i meritojnë si shumicë. Kur vetë Ali Ahmeti për më shumë se një dekadë dështoi ta përmbush Marrëveshjen, kryeprotagonist i së cilës ishte, që në esencë është diskriminuese për shqiptarët, kush mendon se do ta përmbushë!
Thaçi më mirë se kushdo duhet ta dijë, se ato koncesione që i ka bërë për serbët në Kosovë, duke i dhënë shtet paralel më pak se 60 mijë banorëve, më pak se 5 për qind të popullsisë, duhet të reflektojnë pozitivisht për shqiptarët në Ballkan, jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Andaj Thaçi nuk mund të bëhet bashkë me Ahmetin dhe Gruevskin për të eliminuar kundërshtarët e brendshëm politik, sikurse që nuk mund dhe nuk duhen të bëhen bashkë me Zaevin kundërshtarët politik të Thaçit.
Që të dyja seknaret, si ai i BDI-së, që lufton për status kuo, edhe ai që mund të çojë në ndarjen e Maqedonisë, rrezikojnë interesat e shqiptarëve. Alternativë mbetet vetëm bashkimi politik i shqiptarëve në përballje me Gruevskin dhe Zaevin! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat