Rrahje masive në Uglarë të Gjilanit (Video)

Lajme

Rrahje masive në Uglarë të Gjilanit (Video)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:09

Një rrahje grupore ka ndodhur dje në mesditë Uglarë të Gjilanit derisa po zhvillohej një garë e motoristëve.

Në një video shihen pjesëtarët e sigurimit të mbarëvajtjes së asaj ngjarje dhe banorët e fshatit Uglarë, duke rrahur tre motorist, që besohej se vinin nga Prishtina.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke thënë se katër persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal.

Zëdhënësi Daut Hoxha, tha se çështja është duke u hetuar nga organet e rendit dhe në konsultim me prokurorin do të ndërmerren veprimet e caktuara. Deri tani nuk ka të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat