Banda e Putinit! Momenti i ndalimit të “Ujqërve të Natës” (Foto/ Video)

Lajme

Banda e Putinit! Momenti i ndalimit të “Ujqërve të Natës” (Foto/ Video)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:54

Dhjetë motoçiklistë të bandës nacionaliste ruse “Ujqërit e Natës” nuk janë lejuar të hyjnë në Poloni, ashtu siç ishte lajmëruar më parë.

Motoçiklistët, që njihen edhe si banda e Vladimir Putinit, kishin në plan të kalonin kufirin dhe të mbërrinin në Berlin për të festuar 70- vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por qeveria polake tha se planet e tyre janë provokime.

“Ujqërit e Natës” janë subjekt i sanksioneve të SHBA për shkak të rolit aktiv në aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Ata kanë ndihmuar edhe në rekrutimin e luftëtarëve separatistë pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse u zemërua me vendimin e Polonisë.

Por disa media polake megjithatë thonë se më shumë se 200 motoçiklistë kanë hyrë tashmë në Poloni, përmes enklavës ruse të Kaliningradit.

Disa motoçiklistë polakë i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre.

Night Wolves bikers at a war memorial in Belarus, 26 April 2015President Putin alongside the Night Wolves leader Alexander Zaldostanov 07 July 2009

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat