Ja lista e Kryesisë së zgjedhur të LDK-së

Lajme

Ja lista e Kryesisë së zgjedhur të LDK-së

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:46

Dega e LDK-së në Vushtrri ka mbajtur dje Kuvendin Zgjedhor, ku ka zgjedhur kryetarin e degës, Kryesinë dhe delegatët për Kuvendin që do të mbahet në nivel qendror.

Siç ka raportuar dje Veriu.info, kryetar është zgjedhur Hysni Gërguri, i cili ka mposhtur Refik Ramajn, ish kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga LDK dhe ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Xhafer Tahirin.

Përveç tre anëtarëve të Kryesisë të cilët nuk kanë nevojë të hyjnë në garë, pasi që shkojnë automatikimisht, kryetari i degës, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit Rinor, LDK ka zgjedhur edhe 19 anëtarët tjetër të Kryesisë së Degës, raporton Veriu.info.

Dje mediat raporton se pas Gjakovës edhe në Vushtrri u degraduan kuadrot e Fatmir Sejdiut, mirëpo Veriu.info ka vërejtur se disa nga figurat më eminente të degës së LDK-së janë renditur shumë poshtë në listën e të zgjedhurve për Kryesi, madje ish kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Refik Ramaj, për të cilin atëkohë ishte ngritur në këmbë e gjithë partia, tash me vështirësi ka arritur të zgjidhet në Kryesi, pasi që është radhitur i 16-ti në listën prej 19 anëtarësh.

Ish deputetja e LDK-së nga Vushtrria në Kuvendin e Kosovës, Myrvete Pantina ka marrë vota të cilat e pozicionojnë veç në mes të listës. Po ashtu edhe ish kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar, Ismet Gashi i cili kishte marrë mbi 2700 vota, tash është renditur veç i 11-ti në listë, shumë prapa disa figurave të reja në LDK.

Lista e anëtarëve:

Bahrie Spanca
Bedri Imeri
Faik Saraçi
Agim Bregaj
Agim Krasniqi
Skender Hajrizi
Shkelzen Feka
Genta Rama
Myrvete Pantina
Avdi Avdiu
Ismet Gashi
Remzije Zekolli
Besim Halili
Fevzi Përquku
Nexhmi Caka
Refik Ramaj
Agron Përquku
Betim Grabanica
Ismajl Berisha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat