Ekzekutim në Liberi

Lajme

Ekzekutim në Liberi

Më: 27 prill 2015 Në ora: 20:26

Në vitin 1981, Larry C. Prince fitoi Cmimin Pulitzer për fotografitë që bëri gjatë grushtit të shtetit në Liberi në vitin 1980. Grushti i shtetit u planifikua dhe ekzekutua nga 18 oficerë të ushtrisë liberiane dhe u udhëhoq nga Samuel Doe. Presidenti liberian, Uilliam Tolbert Jr. u vra bashkë me 28 ndjekës. 13 prej ministrave të tij, që u akuzuan për korrupsion, tradhëti dhe shkelje të të drejtave të njeriut, dolën shpejt e shpejt para gjyqit ku nuk u lejuan të kishin avokat mbrojtës. 4 prej tyre u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje, por vendimi u përmbys nga një komision që udhëhiqej nga vetë Doe, që i shpalli fajtorë të 13. Ministrat u zhveshën lakuriq dhe u detyruan të ecin nëpër rrugët e Monrovias përpara se të coheshin në bregdet, ku u lidhën në shtylla, në pritje që të ekzekutoheshin. Në vendin e ekzekutimit kishte vetëm 9 shtylla. 9 prej ministrave u lidhën dhe u ekzekutuan ndërkohë që 4 të tjerët u detyruan të shohin. Një prej ministrave, Cecil Dennis, u përball me guxim me vdekjen, duke e parë drejt e në sy vrasësin e tij. Ai vdiq i fundit, pasi u mbijetoi plumbave të parë. Më pas u ekzekutua nga dy ushtarë që e vranë me automatik dhe pistoletë duke e qëlluar nga shumë pranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat