Visar Ymeri në Kuvendin e Shqipërisë, takon grupin e PS-së

Lajme

Visar Ymeri në Kuvendin e Shqipërisë, takon grupin e PS-së

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:54

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit kryetarin e porsazgjedhur të Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe delegacionin që e shoqëron.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit kryetarin e porsazgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Visar Ymeri dhe delegacionin që e shoqëron.

Gjatë takimit Balla e njohu kreun e Vetëvendosje me reformat e ndërmarra nga Qeveria, veçanërisht në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me qeverinë e Kosovës për çështje në interes të qytetarëve dhe shteteve respektive.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste e vlerësoi si një hap të rëndësishëm mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ndërsa ftoi Vetëvendosjen të mbështesë vendimet e përbashkëta të dy qeverive.

Në këtë kuadër, Taulant Balla gjithashtu e njohu kreun e Vetëvendosje, Ymeri me vazhdimin e këtij bashkëpunimi dypalësh edhe në nivel parlamentar.

Balla bëri me dije se kanë nisur mbledhjet e përbashkëta të komisioneve parlamentare të të dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga ana e tij kryetari i Vetëvendosje falënderoi nënkryetarin Balla për mikpritjen dhe takimin e zhvilluar ndërsa garantoi se forca politike që ai drejton ka qenë dhe do të jetë përherë në krahë të zhvillimeve pozitive që kanë të bëjnë me rrugëtimin evropian të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat