Komuna dhe Qendra për Punësim pajtohen për bashkëpunim

Lajme

Komuna dhe Qendra për Punësim pajtohen për bashkëpunim

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:24

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, priti sot drejtorin e Qendrës Rajonale për Punësim në Mitrovicë, Besmir Salihu, me të cilin bisedoj për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.
Salihu e njoftoj kryetarin Bahtiri për punën që bënë kjo qendër rajonale, e cila merret me çështjen e punëkërkuesve dhe të papunëve, e cila gjatë një viti realizon 10 skema programore. “Puna jonë ka të bëjë me masat aktive të punësimit, kryesisht përmes donacioneve të organizatave të huaja, si dhe masat e hulumtimit të tregut. Rajoni jonë ka shkallën më të lartë të papunësisë, sepse sipas statistikave për vitin 2013, numri i tyre ka qenë 58.000”, tha Salihu.
Ai përmendi disa projekte që janë realizuar më parë, në të cilat ka qenë e përfshirë edhe Komuna, ku bashkëpunimi ka qenë në nivel të duhur, duke vlerësuar se është obligim i institucioneve që të ofrojnë lehtësira dhe qasje konkrete punëkërkuesve.
Kryetari Bahtiri tha se sigurisht që bashkëpunimi do të vazhdojë dhe se secili institucion e ka përgjegjësinë e vet në këtë drejtim. “Shpresoj në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim sa më të mirë për t’i quar proceset përpara. Për çështje madhore nuk duhet të funksionojmë të ndarë, por si një dhe të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha Bahtiri.
Drejtori Salihu, falënderoj kryetarin Bahtiri për këtë takim konstruktiv, duke vlerësuar se kjo mbështetje për bashkëpunim e ofruar nga ai, është motiv për të dhe stafin me të cilin ai punon.
Gjatë takimit u bisedua edhe për Shkollën për Aftësime Profesionale, në të cilën qytetarët mund të aftësohen në shtatë profile, ku rastet referohen nga Qendra për Punësim Rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat