Thaçi dhe Veseli të tregojnë se nuk janë pengje të Fatos Klosit

Lajme

Thaçi dhe Veseli të tregojnë se nuk janë pengje të Fatos Klosit

Nga: Diana Bunjaku Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:17

Sipas tij, Klosi po përdoret që të trembë edhe zyrtarët më të lartë të Kosovës, pasi ai shfaqet në Kosovë, sikur ka në dorë çelësin e kutisë së sekreteve.

Analistët politik vlerësojnë se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa duhet ta padisin ish shefin e SHIK-ut të Shqipërisë Fatos Klosin, për gënjeshtrat dhe shpifjet që po i bën në lidhje me luftën e bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tyre, ky është edhe një test për qeverinë e Kosovës që të tregojë se nuk mbahet peng nga Fatos Klosi dhe klika e tij, dhe as nga shërbimet që e përdorin Klosin. Analistët thonë se nëse qeveria nuk reagon dhe nuk e kundërshton ligjërisht Klosin, atëherë mund të mendohet se ajo ka frikë nga Klosi.

Sipas tyre të parët që duhet të pohojnë se nuk janë pengje të Fatos Klosit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi si dhe kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat