Stojanoviq: Lista Srpska u kthye pasi mori garanci nga PDK e LDK

Lajme

Stojanoviq: Lista Srpska u kthye pasi mori garanci nga PDK e LDK

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:13

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar se përfaqësuesit e Listës Srpska janë kthyer në institucionet e Kosovës për të zgjidhur problemet e bashkësisë së vet.

Stojanoviq për agjencinë serbe të lajmeve Beta kanë thënë se serbët janë kthyer pas garancive të partnerëve të koalicionit PKD-së dhe LDK –së, se nuk do të ketë hapa të njëanshëm dhe se çështjet më të rëndësishme do të zgjidhen në marrëveshje me bashkësinë serbe e jo duke e shmangur atë.

Ai ka shtuar se edhe problemet “ që i kanë shtyrë njerëzit kanë ndikuar më së shumti që përfaqësuesit e listës Srpska të të kthehen në institucionet kosovare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat