Deri më 11 qershor afat për legalizimin e objekteve pa leje në Kosovë

Lajme

Deri më 11 qershor afat për legalizimin e objekteve pa leje në Kosovë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 15:10

Afati për paraqitjen e kërkesave për legalizim të objekteve të ngritura pa leje në Kosovë përfundon më 11 qershor.

Ky afat ishte shtyrë për shkak të numrit të madh të të interesuarve që të bëjë kërkesën në ditën e fundit. Ndër dhjetëra mijë paraqitës kërkesash ndodhet edhe një numër i madh serbësh.

Ferid Agani, ministër Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, citohet të ketë thënë se ky aksion nuk drejtohet nga legalizimi i hapësirave serbe të uzurpuara nga shqiptarët.

“Novosti” përmend po ashtu rastin e Kishës së Krishtit të Shpëtimit në Prishtinë, e cila, sipas saj, ka leje ndërtimi të marrë para vitit 1999, dhe për këtë arsye nuk do të bëjë kërkesë për legalizim.

Kjo kishë është ngritur në hapësirat e Universitetit publik të Prishtinës dhe për këtë arsye është objekt shqyrtimi në gjykatën përkatëse të Prishtinës.

Siç dihet, ligjet, vendimet dhe ndryshimet e bëra pas 22 marsit të vitit 1989 konsiderohen arbitrare dhe kundërkushteteuese në bazë të një rregulloreje të UNMIK-ut, e cila është shndërruar në ligj në Kosovë, që lidhet edhe me pretendimet e Kishës Ortodokse Serbe rreth këtij objekti fetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat