E mbyllur seanca në rastin Sekiraqa

Lajme

E mbyllur seanca në rastin Sekiraqa

Më: 27 prill 2015 Në ora: 12:33

Në gjykimin kundër Enver Sekiraqës, të akuzuarit për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza dhe detyrim, edhe sot seanca është e mbyllur. Në këtë proces gjyqësor ka pasur edhe më herët seanca të mbyllura.

Triumf Riza u vra në vitin 2007, ndërsa për vrasjen e tij me 35 burg është dënuar Arben Berisha, pasi e pranoi fajësinë për këtë krim.

Paralelisht me këtë proces ku Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës dhe detyrim, është duke u zhvilluar edhe një gjykim tjetër për shpërthimin në lokalin e Enver Sekiraqës.

Aty Sekiraqa është në cilësinë e viktimës. Edhe ky shpërthim që vrau dy persona dhe plagosi shumë të tjerë ndodhi në vitin 2007.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat