Ultimatumi i SHIK-Klosit për UÇK-në: Brenda 24 orëve braktiseni Shqipërinë, po rrezikohemi nga Jugosllavia!!!???

Lajme

Ultimatumi i SHIK-Klosit për UÇK-në: Brenda 24 orëve braktiseni Shqipërinë, po rrezikohemi nga Jugosllavia!!!???

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:50

Ushtaraku Nevruz Berisha, i cili ishte personi kryesor në furnizimet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, sjellë dëshmitë e asaj dhune psikologjike dhe lufte speciale që SHIK-u bënte ndaj Forcave të Republikës së Kosovës.
Berisha përveç tjerave në bisedë e sipër na tregon edhe për keqtrajtimet fizike, rrahjet e disa eprorëve, arrestimet, marrjen e makinave dhe të bllokadave të tjera që ua shkaktonte Shërbimi Informativ Kombëtar (SHIK) i Shqipërisë.
Me vendim të Ahmet Krasniqit, Berisha kishte gradën nënkolonel, ndërsa detyra të cilën e kreu nga marrja e saj e deri në përfundimin e luftës ishte Kryeshef i shërbimit të Intendanturës!
Ushtaraku Nevruz Berisha nuk mund të pajtohet që edhe sot, 17 vjet pas luftës, ish shefi i ShIK-ut vazhdon betejën e tij me mbështetësit e Rugovës dhe të institucioneve të Republikës.
"Lidhur me "kontributin" e Klosit dhe "sejmenëve" të tij, meqë u hap muhabeti, dëshiroj edhe unë ta tregoj një ngjarje të cilën e përjetova po atë natë, më 21.06.1998, në shtëpinë-shkollë të Viçidolit, ku ishte vendosur Shtabi i FARK-ut, dhe ku komandant ishte, tani i ndjeri Tahir Zemaj!

Shqipëria po rrezikohej nga forcat jugosllave!!!???

Me t'u kthyer në Viçidol nga QSU Papaj, ku u bë betimi i Brigadave 131, 133 dhe 134, papritmas na vizituan dy zyrtarë të lartë të Bajram Currit, ku njëri prej tyre u prezantua si Shef-Komandant i Stacionit policor të Bajram Currit dhe tjetri si Shef i SHIK-ut të Bajram Currit, por që fatkeqësisht emrat nuk ua mbajë mend?
Meqë atë moment, pothuajse të gjithë ushtarët (përpos rojave) dhe eprorët ishin në Papaj (për shkak të betimit), unë qëllova aty, sepse ne, një grup eprorësh u kthyem me turnin e parë, dy zyrtarët, Komandanti i Stacionit policor të Bajram Currit dhe tjetri si Shef i SHIK-ut të Bajram Currit e pyesin rojën se kush është eprori më i lartë këtu?
- U lajmërova unë, dhe i pyes kush jeni ju dhe çfarë dëshironi?
Ata u prezantuan me emra dhe mbiemra, pa harruar t'i potencojnë edhe pozitat e larta zyrtare që kishin!
- Urdhëroni u thashë, çfarë dëshironi?
Njëri nga ta e nxjerrë një shkresë nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë në formë telegrami, dhe thotë: “Sonte deri në mëngjes, të gjitha QSU-të në territorin Shqiptarë, duhet të lirohen nga njerëzit dhe me krejt pajisjet me të cilat keni në posedim?”
Kur e pashë se për çfarë bëhej fjalë, u kthej përgjigjen me plot shqetësim: "zotërinj të nderuar, unë jam vetëm rastësisht sonte këtu, dhe se komandanti (Tahir Zemaj) pritet të arrijë çdo moment nga Papaj, andaj ju lutem të prisni pak derisa Ai të kthehet?"!

Dhe ashtu ndodhi, nuk vonoi shumë dhe arriti Tahir Zemaj, të cilit i raportova se kishim dy mysafir të pazakontë dhe të pa ftuar?
Tahiri në sytë e mi e pa shqetësimin dhe mu drejtua me këto fjalë: mos ki dert Nevruz, se bohet mirë!
Pasi që u përshëndet Tahiri me ta, ata dy menjëherë kaluan në temë, dhe ia përcollën "selamin" e Ministrisë së Rendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, se deri në mëngjes, duhet ta lëshojmë shtetin Shqiptarë, meqë (sipas tyre), Shqipëria po rrezikohej nga forcat jugosllave, për shkak të prezencës tonë aty??!!!

"Jo që nuk largohemi sonte, por as nesër, e as pasnesër

Me të dëgjuar Tahiri këtë "selam", ua kthen përgjigjën prerazi: "Jo që nuk largohemi sonte, por as nesër, e as pasnesër, por do ikim atëherë kur ne t'i përfundojmë obligimet tona për çfarë jemi këtu, e me siguri se ajo ditë nuk është shumë e largët, por me siguri se nuk do të jenë dy-tri ditët e ardhshme, por do jemi pak ma gjatë këtu?
Fundja, edhe po të donim, nuk ka asnjë mundësi teorike që ne të shpërngulemi aq lehtë, duke marr parasysh numrin e madh të pajisjeve, armatimit e municionit të cilin e posedojmë?
Lidhur me këto vështirësi, ata dy zyrtarë të Bajram Currit, e shprehën gatishmërinë e vet për të na mbështetur me forcat e veta logjistike, por komandant Tahiri, as që deshi të dëgjonte më tutje se ç'far ata flisnin?
Kur ata e panë vendosmërinë e komandant Tahirit, kërkuan të vazhdojnë rrugën për Bajram Curr, por Tahiri u thotë se, është natë dhe jeni pa makinë, ashtu që nuk ka mundësi të shkoni tani natën në këmbë, por fleni sante këtu më neve, dhe nesër zgjohuni dhe shkoni kah të doni?
Dhe ashtu ndodhi, por nga mllefi, apo nga frika, si dukët ata nuk kishin fjetur tërë natën, dhe pa u gdhirë mëngjesi, ishin zgjuar dhe pa u përshëndetur me askënd, kishin marrë rrugën për Bajram Curr.
Të nesërmen, nuk më kujtohet me kënd saktësisht, por unë personalisht kam shkuar me xhip për Bajram Curr, për çështje furnizimi, dhe diku në mes të rrugës nga Viçidoli për Bajram Curr, i kam parë ata dy "shefa" duke shkuar këmbë, dhe për shkak të hidhërimit që na shkaktuan një natë më parë, nuk pranova as t'i marr me vete në xhip?
E pra, edhe ky është një shembull, ndër qindra të tjerë, i cili e dëshmon qartë se sa "zemërgjerë" ka qenë Fatos Klyshi dhe argatët e tij, për të na "ndihmuar" në misionin tonë të shenjtë?!!!" BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat