EULEX nis 42 hetime kundërligjshëm

Lajme

EULEX nis 42 hetime kundërligjshëm

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:28

Prokurorët e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EULEX nuk e kanë respektuar mandatin e ri të cilin e kanë tash e një vit.

Që nga data 15 prill e vitit të kaluar, ata nuk kanë pasur të drejtë që të fillojnë asnjë hetim, ndërsa i kanë ndërmarrë 42 aktvendime për fillimin e hetimeve.

Tërë këto vendime, prokurorët e misionit evropian i kanë ndërmarrë brenda dy javëve, që nga data 15 prill deri më 30 prill të vitit të kaluar.

Për këto aktvendime të marra në duar të EULEX-it është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e EULEX-it në Kosovë, Dragana Nikoliq Solomon. Por ajo nuk është përgjigjur nëse këto vendime edhe për vetë misionin konsiderohen të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat