Kosova ti kërkojë Ali Ahmetit ta braktisë qeverinë Gruevski!

Lajme

Kosova ti kërkojë Ali Ahmetit ta braktisë qeverinë Gruevski!

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:21

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës ta inkurajojnë Ali Ahmetin që ta braktis qeverinë Gruevski, këtë antishqiptar.
Ali Ahmeti që prej vitesh nuk ishte në vizitë zyrtare shtetërore, pas tollovisë në Maqedoni, ku shteti atje tashmë është kthyer në një shtet policor antishqiptare, duke traumatizuar nëna, gra e fëmijë me dhunën sistematike të hapjes së proceseve të montuara politike, ka ardhur të kërkojë ndihmë. Në fakt ende nuk është e qartë se çfarë po kërkon me këtë vizitë ‘të papritur’ Ahmeti, po i përcjellë mesazhet – kërkesat e Gruevskit me të cilat dëshiron ai ta fajësojë Kosovën për incidentin në Gushincë të Likovës apo po kërkon mëshirë, që politika në Kosovë ti jap mbështetje për të vazhduar më tej dhunën sistematike ndaj shqiptarëve, diskriminimin dhe as zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në këtë pikë politika shqiptare në Kosovë dhe menjëherë edhe ajo në Shqipëri, duhet t’ia bëjë të qartë Ahmetit se ai duhet të largohet nga Qeveria, dhe kjo qeveri të bie, ndërsa shqiptarët të kërkojnë bisedime të reja për ta ndryshuar statusin e tyre në Maqedoni, federalizim të Maqedonisë apo një status ku shqiptarët do të ndanin minimalisht në mënyrë të barabartë pushtetin pasi janë shumicë e barabartë në mos më e madhe se ajo sllavomaqedonase, që e ka ekzagjeruar numrin duke regjistruar pakicat tjera si sllavomaqedonase, dhe duke ulur numrin e shqiptarëve, si dhe duke stimuluar regjistrimin e shqiptarëve të tjerë si turq e boshnjak, dhe po ashtu duke mos i njohur si shqiptarë, shqiptarët ortodoks. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat