Kush ishte kundër bashkimit, Rugova apo ti që urdhëroje mbylljen e kampeve të luftës!?

Lajme

Kush ishte kundër bashkimit, Rugova apo ti që urdhëroje mbylljen e kampeve të luftës!?

Më: 27 prill 2015 Në ora: 08:56

Fatos Klosi që besonte se Kosova do të mbetej në Serbi na rishfaqet sërish me pikëpamjet e tij kontradiktore. Këtë nuk e ka të vështirë ta bëjë, pasi ish shefi i SHIK-ëve, atij të Shqipërisë zyrtarisht, dhe atij të Kosovës jozyrtarisht në fillimet e këtij shërbim.
Madje ai tash na del thuaja si një ideolog, trungu i antirugovizmit. Si për të justifikuar qëndrimin e Mustafës, ai godet sërish presidentin Rugova, duke fshikulluar Mustafën, si njeri që fshihet, fshihet pas Rugovës për të mbrojtur veten, dhe fshihej për të mos e takuar UÇK-në.
Ju zoti Klosi nëse nuk e keni dashur Rugovën nuk keni pasur pse ta përndiqni kur atij, si thoshte edhe ambasadori amerikan Kris Hill, po gjatë luftës, shqiptarët i binin në gjunjë, i përuleshin si të ishte zot apo vetë Jezu Krishti. Çfarë duhej të kishte më shumë një njeri, një lider politik, që të mbështetej nga populli i tij, dhe të respektohej nga kundërshtarët e tij. Përkundrazi ju do të duhej të ishit ai që do ti ofronit mbrojtje dhe siguri. Në vend se ju të kërkoni falje për qëndrimet tuaja, të shfaqni ndjesë, ju këtë nuk e bëni. Kush jeni ju që të mos shfaqni pendesë, kur edhe shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare, e pranoi gabimin e tij për qëndrimin jo të drejtë ndaj tij!?
Por, ju nuk mund të shfaqni ndjesë apo të kërkoni falje, sepse do të shembeni nga vartësit tuaj, të cilët i keni ushqyer me helmin e urrejtjes dhe te përgjigjes shqiptare.
Kush ishte kundër bashkimit në luftë, ti që dërgoje emisarët anekënd Shqipërisë që të mbylleshin kampet stërvitore të luftës apo Rugova, që kërkonte ndërhyrjen sa më të shpejtë të NATO-s. Ti që merrje urdhra nga Serbia dhe të tjerët për të mbyllur ato kampe ushtarake si në Papaj, Vuçidol e gjetkë! Një tradhti ndaj bashkimit ushtarak nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kjo ishte mënyra perfekte e ushtrimit të pushtetit nga ju dhe klika juaj në dobi të serbëve! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat