Pastrim midis oborrit të universitetit (Foto)

Lajme

Pastrim midis oborrit të universitetit (Foto)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 08:39

Çdo mëngjes, drek apo mbrëmje jemi mësuar ta shohim në këtë hapësirë. Ndonjëherë duke kërkuar lëmoshë, cigare apo diçka për të ngrënë, por asnjëherë duke bërë ndonjë gjest të pahijshëm.

Ky person i cili konsiderohet të jetë rreth të 30-ve kishte marrë një shishe plastike, një shampo dhe po pastrohej mu në mes të hapësirës së kampusit universitar.

Kjo pamje e cila është kapur nga fotoreporteri, i është servuar sot edhe shumë studentëve në mëngjesin e hershëm.

Por si ky i pastrehë ka edhe shumë të tjerë në Prishtinë të cilët nuk e kanë kujdesin e institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat