Momenti kur orteku i dëborës godet alpinistët në Everest (Video)

Lajme

Momenti kur orteku i dëborës godet alpinistët në Everest (Video)

Më: 27 prill 2015 Në ora: 07:36

Një video amatore e publikuar së fundi tregon momentin tronditës kur mijëra tonelata dëborë godasin zonën në bjeshkët e Everestit ku po qëndronin disa alpinistë, pas tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi në Nepal.

Pamjet tregojnë momentin kur orteku i borës shfaqet te kampi me çadra i alpinistëve në Everest, pas tërmetit me magnitudë 7,8 që goditi Nepalin.

Alpinisti gjerman Jost Kobusch po filmonte, kur pa pritur filloi të shfaqej një ortek bore, që vinte si një “shpërthim bërthamor”.

Alpinistët shihen teksa tentojnë të fshihen poshtë çadrave, për t’i shpëtuar borës që po i mbulonte.

Dy personat që shihen dhe dëgjohen duke komunikuar në video besohet të kenë shpëtuar edhe pse me lëndime të rënda, por 18 alpinistë të tjerë njoftohet se kanë gjetur vdekjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat