Kryeministri Mustafa e quan fallxhor kryeredaktorin e Kohës Ditore

Lajme

Kryeministri Mustafa e quan fallxhor kryeredaktorin e Kohës Ditore

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:50

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, njëherit edhe kryeministër i vendit, edhe pse jo direkt, duket t’i jetë përgjigjur me një koment në Facebook, kryeredaktorit të Kohës Ditore Agron Bajrami, rreth një opinioni të publikuar sot nga ai në gazetë.
Bajrami në opnionin e titulluar “LDK-ja, në qorrsokak”, ndër të tjera ka shkruar se me ose pa Isa Mustafën kryetar, LDK-ja është strukturë e pareformuar, pa ide të qartë se ku shkon, derisa tashmë e ka ngatërruar edhe prej nga vjen.

Por, për Mustafën zgjedhjet në LDK janë duke duke shkuar shumë mirë dhe ato janë edhe shembull për partitë tjera. Lideri i partisë së dytë më të madhe në vend, analistët i ka quajtur fallxhor.

“Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mund tu shërbejnë jo vetëm subjekteve vendore si shembull i demokracisë, por edhe vendeve në rajon”.

“Edhe pse janë vajtuese dhe të logjikës së falltareve shumë nga vlerësimet e analistëve për LDK-në, me rëndësi është që shumë nga ta, të dijshëm e të padijshëm, kanë gjetur punë me temën e LDK-së. Ky është edhe një kontribut i LDK-së”.

“Demokracia e brendshme që po manifestohet në LDK, i shërben emancipimit politik të vendit. I shërben edhe arsimimit demokratik, për çfarë ky vend ka nevojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat