Berisha: UDB dhe Klosi skenar për baltosjen e Rugovës

Lajme

Berisha: UDB dhe Klosi skenar për baltosjen e Rugovës

Më: 26 prill 2015 Në ora: 21:33

Edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të ish shefit të SHIK-ut Fatos Klosi i cili sipas Berishës ka hedhur sulme të ulta amorale ndaj Ibrahim Rugovës. Berisha ka shtuar se Klosi ka qenë i ngatërruar në aktivitete kriminale dhe për të këtë duhet të hetohet.

Lexoni reagimin e plotë të Sali Berishës!

Ditet e fundit, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, ka ndermarre per llogari te patroneve te tij te vjeter, sulme te ulta dhe amorale ndaj arkitektit te Kosoves se pavarur, Presidentit Ibrahim Rugova dhe luftetareve te lirise qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves.
Duke denuar sulmet dhe trillimet e ulta te Fatos Klosit njoftoj opinionin se:
- Fatos Klosi ka qene i skeduar, me dosje voluminoze dhe ne ndjekje konstante nga Sherbimi Informativ Kombetar si njeri me lidhje te caktuara agjenturore, pra si agjent i sherbimeve te huaja.
-Emerimi i tij pas vitit 1997 ne krye te Sherbimit Informativ Kombetar, eshte bere ne kundershtim flagrant dhe pasi eshte zhdukur dosja e tij disa vjecare!
- Per shfrytezimin nga ana e tij te luftes per çlirimin e Kosoves ekzistojne raporte te sherbimeve kryesore partnere qe e deshmojne si te implikuar ne nje seri veprimatrish dhe trafiqesh kriminale.
Ju bej thirrje autoriteteve te Kosoves te ndermarrin vet dhe me partneret nderkombetar nje hetim te plote te veprimtarise se tij kriminale antikombetare gjate periudhes se luftes se Kosoves e ne dem te saj! Jam i bindur se nje hetim i plote dhe i pavarur do te nxjerre ne pah, do te provoje rolin e tij te dyfishte gjate luftes dhe veprimtarine e tij kriminale! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat