Cila është e vërteta e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit?

Lajme

Cila është e vërteta e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit?

Nga: Diana Bunjaku Më: 26 prill 2015 Në ora: 17:05

Sipas analistëve kolonel Ahmet Krasniqi është edhe një prej personaliteteve shqiptare, që ka vuajtur prej këtyre skenarëve të errëta anti -shqiptare e që janë realizuar në tokën tonë.

Kosova, nuk e meriton ta ketë pavarësinë përderisa nuk ka kuadro të zotë, që do ta realizonin atë, pasi kuadro që i shpëtojnë dorës serbe, i vrasin vetë ‘ata’.

Përderisa, vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës apo kolonel Ahmet Krasniqit ka ndodhur në Tiranë, në aspektin gjyqësor juridik, ajo ende nuk po mund të ndriçohet. Edhe pse kjo nuk do të thotë se vrasësit e tij nuk dihen.
Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqit, sipas analistëve është politike dhe për këtë analistët thonë se nëse nuk mund t'i dinë dorasit, nuk e kanë të vështirë t'i gjejnë autorët e vërtetë.

Vrasësit e vërtetë, në instancën e fundit, janë shërbimet serbe, por këtu është fjala për ata që e kryen këtë shërbim e që me kombësi janë sigurisht shqiptarë, ngase në kushtet aktuale në Tiranë nuk mund të jenë serbë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat