Kosova pranon kontributin e Izmit Nurës nga Struga si ish ushtar i UÇK-së

Lajme

Kosova pranon kontributin e Izmit Nurës nga Struga si ish ushtar i UÇK-së

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:32

Komisioni i qeverisë së Kosovës i ngarkuar për njohjen të kontributit të dhënë për lirinë e Kosovës në vitet 1998-1999, së fundi si pjesë të Njësive vartëse të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, statusin e veteranit i ka njohur struganit Izmit Nura, atë kohë vetëm 18 vjeç, Izmit Nura nga Veleshta e Strugës, ishte ndër anëtarët më të ri në moshë nga Maqedonia, që me shumë guxim dhe atdhedashuri mori vendimin për t’ju bashkuar UÇK-së, në luftën e saj për çlirimin e trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ky Komision për aktivizimin në operacionin luftarak’’ shigjeta’’ të kësaj ushtrie, statusin e veteranit i ka njohur edhe Zaim Miftarit (Ajro). Izmit Nura, në një prononcim për ‘’Strugalajm‘’ ,duke kujtuar luftën e Kosovës, thekson se ishte një nga periudhat nga më të lavdishmet e kombit shqiptar, ku ushtarët vdisnin duke i kënduar lirisë së atdheut.Ai thekson se ndihet krenar me titullin e veteranit, por e kupton këtë vlerësim si një obligim dhe përkushtim në rrugën e betimit të UCK-së. ‘’Ndihem krenar se jam nderuar me titullin e Veteranit si pjesë vartëse e Shtabit te Pergjithshem , por ky fakt pervec se me nderon , njëkohësisht më obligon qe të jem më vigjilent, dhe me i përkushtuar në rrugën e Betimit të UCK-ës’’,thekson Nura .Ndërkohë, referuar debateve dhe polemikave që shoqëruan publikimin e listave nga ana e Komisionit qeveritar, veteran i luftës së Kosovës nga Struga, konsideron se cdo tendencë për të nëpërkëmbur këtë proces do të duhet të marr dënimin e merituar nga institucionet e Kosovës.’’Kalaja e cështjes kombëtare duhet cdo ditë të sëndërtohet, dhe në këtë kala, gurët e trarët kanë peshën e tyre. Cdo tendencë për të nëpërkëmbur këtë proces, duhet të marr dënimin e merituar nga ligjet që parasheh kushtetuta e Kosoves.Borxhin ndaj atdheut e kan larë vetem Dëshmorët e Lavdia u takon atyre, kurse bashkëluftëtarëve jetë të gjatë shëndet dhe harmoni në familje’’përfundon Nur. Strugalajm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat