Lufta antishqiptare e Ali Ahmetit me shokë! Murat Jashari e akuzon për shumë vrasje!

Lajme

Lufta antishqiptare e Ali Ahmetit me shokë! Murat Jashari e akuzon për shumë vrasje!

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:19

Kryetari i BDI-së, aktualisht po del figura më e diskredituar shqiptare në Maqedoni. Përgjimet e zbuluara nga opozita sllavomaqedonase e Zaevit, ku përveç se ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska i quan shqiptarët të egër e indianë, zbulon një bashkëveprim të luftës së ndyrë anti shqiptare, ku me vota të vjedhura dhe shitblerje, BDI-VMRO-DPMNE, BDI-ja arriti fitoren në Tetovë dhe Gostivar. Në Tetovë e mundi PDSH-në, ndërsa në Gostivar e mundi Rufi Osmanin, ish kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare në Maqedoni.
Këto marrëveshja të ulëta të cilat konfirmohen edhe nga përgjimet e zbardhura të ministrit Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër për çështje të integrimit europian.
Përmes një letre dërguar mediave dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit, Murat Jashari, vëllai i komandantit të rënë të UÇK-së, Ismet Jasharit - Komandat Kumanova ka ngritur një listë me 286 pyetje, të cilat ia ka drejtuar Ali Ahmetit, duke kërkuar edhe sqarime nga ai.
Këto marrëveshje të ulëta të Ali Ahmetit dhe klikës së tij, shkojnë në favor të akuzave që ia pat ngritur Murat Jashari, vëllai i komandant “Kumanovës”, Ismetit, të vrarë gjatë luftës në Kosovës, edhe ai në rrethana të dyshimta.

Një nga pyetjet prej 286 të drejtuara Ahmetit, është edhe pse ai heshtë për vrasjet në Gazibabë, Tanushë të Rekës, Brodec, Sopot dhe për vrasjen e Komandant Ilirit, Harun Aliut-“Kushtrimit? Duke fajësuar se ai mund të jetë “i përzier,100%, a po?”
Ndërsa, në pyetjen e 64 i drejtohet si UDBASH. “Unë, me shokët e logjistikës bënim plane për furnizim me të gjitha nevojat që do t´i duhen për 50 mijë ushtarë lirie dhe bëhet ndryshimi i Komunikatës së tanishme dhe lëshohet Komunikata Nr.7 a ka qenë kështu “muhabeti” o, Ali Rrenci, e udbashi?”, thotë Ahmeti.
Në pyetjen e 94-të Murat Jashari i drejtohet edhe për një tjetër vrasje. “Kur do ta zbardhni misterin e vrasjes së Ilirit, Komandant, “LIKA”? duke e vazhduar edhe në pyetjet pasuese: “95. Edhe kjo vrasje do të jetë konspiracioni i yt, apo? 96. Nuk zbulohet kurrë deri sa të jesh në pushtet, a po?”!
Ndërsa, nga pyetja e 193-të, ai hedh dyshime për bashkëpunimin e hershëm me sigurimin e shtetit jugosllav. “Po në Kërçovë me kë ke qenë në “burg”? 194. Ka pasur të tjerë shqiptar aty?
JO! 195. Pse jo? 196. Ka qenë “burg special”, apo Abaz Alia? 197. Si ishin kushtet në atë burg special?
198. A ju nxjerrshin në shëtitje? 199. Sa herë në ditë? 200. Me përcjellës apo vetë? 201. Përcjellësit deri në sallë shqiptarë ishin? 202. Sa ishin?...”
Ndërsa, në pyetjen 219 ai e fajëson për një kurth tjetër me vrasje, Pse e qitët në kurth Arif Seferin? 220. Ai, ishte Kryetar Koordinues i LPK-së për IRJM dhe Komandant për IRJM, apo?
221. Arif Seferi ishte anëtarë i Komitetit Drejtues i LPK-së (gjithsejtë gjashtë kanë qenë), ju për këtë arsye e spiunuat? Afrim Zhitia, Fadil Vata, Xhemajli Berisha, Behajdin Allaqi, Fahri Fazliu dhe Arif Seferi, apo? - PSE?
222. Kush i dha urdhër Nazmi Beqirit, e ky e mori me vete Ulusi Beqirin dhe Menderez Zendelin,(ky i fundit i rrethit të Preshevës) dhe shkuan në Shtrazë, e thyen derën e shtëpisë së Arif Seferi, më 18 Qershor 1992 dhe aty brenda në shtëpi ka pasur materiale, që ja kemi dërguar ne prej Zvicrës, shaptilograf e shumë materiale të tjera dhe Nazmiu ia ka dorëzuar oficerit të vet, pra, UDB-së dhe atë ditë Arifin e kanë arrestuar dhe mbas 5 ditëve nga torturat ka dhënë shpirt., -PSE?”...
Pyetjet më tej shkojnë duke u rënduar për Ali Ahmetin.
“227. Kush ia dha UDB-s, CD me të dhënat e Brigadës 113 , “Ismet Jashari”? 228. Më 7 gusht 2001, mbas 16 viteve në mërgim, po kthehesha në Vendlindje, thellë në pyll ishim duke zbritur për Brezë, kush i kishte qitë ushtarët me më vra mua e shoqëruesit? 229. Një dëshmitar e keni vrarë, apo?
230. Një është gjallë dhe nuk vdes, jo, -pa cofë ti! 231. Sa miliona CHF i keni dhënë Shefit Xhaferit për me ia mbyllur gojën?
Ndërsa, nga pyetja 257 pasojnë dyshimet për përfshirje në komplote me vrasje të tjera. “257. Si e përgatitët planin e vrasjes së Telit me shokë? 258. Çfarë roli luajti oficeri i shërbimit ushtarak, Nazim Bushi për vrasjen e Telit me shokë? 259. Si e përgatitët planin me e masakruar Harun Aliun me shokë?
Ndërsa, në pyetjen 279 ai dyshon për një tjetër vrasje. “Çka dinte për ty, Gafur Zendeli, i cili pastaj u desh të vdesë tragjikisht? 280. E njëjta i ngjau në Shkup më 2001 Shefit të Financave në kuadër të SHP të UÇ Kombëtare, Haxhi Babës, apo?
Në fund ai dyshon në krejt organizimin e luftës në Maqedoni. “281. Ti dhe dy babaxhanët e Kosovës, në Marrëveshje me BIA-n serbe, DBK–në Maqedone dhe Asfalinë greke, i futët në luftë 3 muaj të ngratit shqiptarë, me u vrarë e me mbet invalidë dhe në fund me e nda Maqedoninë. Kështu që, ju tre babaxhanët me i fituar milionat, Serbia e Greqia me siguruar korridorin, shqiptarët me fitua vajtime e varrë në trupa. Kështu, mendonit dhe Planifikonit ju, apo?...” BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat