Shqiptarët në Maqedoni ti japin fund qeverisë Gruevski!

Lajme

Shqiptarët në Maqedoni ti japin fund qeverisë Gruevski!

Më: 26 prill 2015 Në ora: 09:54

Shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë që statusi i tyre shtetëror të ndryshojë. Ata nuk duhet të lejojnë dhe aq më pak të pranojnë që të fyhen e të poshtërohen nga qeveria, të cilën vetë e mbajnë në këmbë, Ali Ahmeti me BDI-në.
Nuk mund të rri në një kabinet ministri shqiptar me ministrin sllavomaqedonas, i cili i quan shqiptarët indian e të egër, siç ka bërë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, sipas zbulimit të tabulateve të bëra nga partia opozitare LSDM.
Një shtet anti shqiptar, nuk mund ta dojë më shumë asnjë parti shqiptare se sa që e don LSDM-ja, një pasardhëse e drejtpërdrejtë e partisë komuniste të atjeshme, dhe themeluese e Republikës së Maqedonisë brenda ish Jugosllavisë komuniste.
Nëse LSDM-së i ka ardhur në maje të hundës kjo qeverisje, dhe me zbardhjen e disa të vërtetave po e tregon pozitën e shqiptarëve, kjo tregon një shkallë tjetër të mjerimit për shqiptarët, një shkallë të papranueshme, poshtërimi, fyerje dhe madje të pashpresë për shqiptarët.
Andaj, nëse jo vetë Ali Ahmeti nuk është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, duke u tërhequr nga qeveria, atë duhet ta bëjnë shqiptarët, të gjejnë forcë dhe kurajo politike, ashtu siç gjejnë forcë dhe kurajo për të bërë biznes duke e mbushur buxhetin e shtetit, t’ia dalin që vetë të bëhen të zotët e këtij shteti.
Të gjithë tashmë pajtohen se qeveria Gruevski ka marrë fund, pse ta mbajnë në jetë shqiptarët. Por, para se të shkojnë thjesht në rotacion zgjedhjesh duhet të kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe ta ulin në tryezë gjitha faktorin jo maqedon, dhe të marrin çfarë u takon.
Shqiptarët veç poshtërimeve e fyerjeve nuk mund të jenë më viktima të përhershme në burgje dhe në gjithë jetën në këtë shtet! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat