Mediat gjermane: Rënie e numrit të azilkërkuesve nga Kosova

Lajme

Mediat gjermane: Rënie e numrit të azilkërkuesve nga Kosova

Më: 26 prill 2015 Në ora: 08:36

Numri i azilkërkuesve nga Kosova vazhdon të bjerë ndjeshëm. Në fillim të shkurtit, autoritetet gjermane kishin regjistruar deri në 1500 azilkërkues cdo ditë, tani ka më pas se 100 në ditë.

Kështu tha kryetari i Zyrës Federale për Emigracionin dhe refugjatët, Manfred Schmidt, i cili foli për mediat gjermane.

"Njerëzit e kanë kuptuar se sistemi i azilit në Gjermani nuk mund të jetë një zgjidhje për situatën e tyre të vështirë ekonomike në Kosovë", tha Schmidt.

Numri i azilkërkuesve nga Kosova ishte rritur ndejshëm në fillim të këtij viti. Në janar kishte 3630 njerëz nga vendet e varfëra që kërkonin azil drejtë Gjermanisë, pra rreth 85% më shumë se në dhjetor. Në shkurt kishte rreth 7000 aplikime, sic citon Ministria e Brendshme./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat