Vrapo sot për autizëm

Lajme

Vrapo sot për autizëm

Më: 26 prill 2015 Në ora: 08:32

Vetëm 5 kilometra është gjatësia e një rruge që do ta kalojnë duke vrapuar sot njerëzit vullnetarë që për qëllim kanë promovimin e jetës së shëndetshm.

Pjesëmarrësit në këtë maratonë njëkohësisht do të japin kontribut për personat e prekur me autizëm.

Nga organizatorët, kjo Mini Maratonë 5 kilometërsh, është ndër ngjarjet më të rëndësishme vjetore për të ndihmuar financiarisht Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë, e cila organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe krijimit të një klime pozitive për komunitetin Autist në Kosovë.

Mini Maratona fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit deri tek rrethi kryesor, që ka qenë gjithmonë, tek Spitali dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahet “Festival muzikor”.

Pjesëmarrësit ndihmojë shoqatën e autizmit duke blerë nga një numër për pjesëmarrje në maratonë. Por, numri nuk ka pasur ndonjë shumë parash të caktuar. Qytetarët kanë blerë numrin me aq para sa kanë dashur vetë.

Pas maratonës do të mbahet edhe një koncert dhe krejt në fund organizatorët do të tregojnë për shumën e saktë të mjeteve financiare që janë mbledhur.

Maratona prej 5 kilometra do të nisë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat