Pamje mahnitëse: Ja si lëshohet Tim Sossen nga Gryka e Rugovës (Video)

Lajme

Pamje mahnitëse: Ja si lëshohet Tim Sossen nga Gryka e Rugovës (Video)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 22:04

Sporti ekstrem i hedhjes me parashutë, po e bën rajon e Pejës tërheqëse për turistët e huaj.
Në grykën e Rugovës, këtë hedhje me parashutë kohë më parë e ka bërë Tim Sossen, i ndihmuar nga shoqata e alpinistëve “Marimangat e Pejës”.

“Via Ferrata” është projekti që qyteti i Pejës ka ndërtuar në masivin e madh shkëmbor në hyrje të Grykës së Rugovës. Sipas alpinistëve dhe zyrtarëve të Komunës së Pejës, ky projekt do të ndihmojë zhvillimin e turizmit malor.

“Via Ferrata” është e qasshme për secilin. Grupet duhet të jenë jo më pak se pesë persona dhe jo më shumë se 10, ndërsa pagesa është 10 euro për person, ku përfshihen edhe pajisjet për ngjitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat