Rrëfimi i 20-vjeçarit vlonjat në kampet e Gjermanisë: Na jepnin 30 € në javë (Video)

Lajme

Rrëfimi i 20-vjeçarit vlonjat në kampet e Gjermanisë: Na jepnin 30 € në javë (Video)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 21:33

Ndërsa largimet masive drejt Gjermanisë vijojnë, nga kjo e fundit ka nisur kthimi i azilantëve. Një 20 vjecar nga Tragjasi i Vlorës, teksa rrëfen kushtet e jetesës në kamp, pohon se nuk kishte asnjë mundësi për përfitim azili ekonomik, ndërsa edhe miqtë e tij janë kthyer në atdhe.

Po të kisha mundësi kthimi do kisha ardhur qe diten e pare qe pashë kampin e Frankurtit – ka qenë kjo fraza e parë që na tha 20-vjeçari Mehmet Dano nga Tragjasi i Vlorës, pasi u pyet për fillimin e aventurës së tij gjermane.

Ai eshte një prej të rinjve vlonjatë që dy muaj më parë mori rrugen drejt Gjermanisë për azil ekonomik.
Mehmet Dano: “Unë u nisa nga porti i Vlorës, vajta në Itali, nga Italia mora avionin për në Gjermani, zbrita në Frankfurt. Aty u dorëzova në kampin më të afërt që ishte aty, u dorëzova pasdite vonë. Më morën pasaportën, më mbajtën aty, por nuk ishte ajo që prisja, kushtet ishin shumë të këqija, shqiptarë kishte shumë”

20 vjeçari pranon që dy vaktet ushqim falas që jepeshin nuk ishin mjaftueshëm për t’u ushqyer, ndaj ka përdorur paratë borxh të marra për ëndrrën gjermane.

Mehmet Dano: Të jepnin 30 euro në javë

Gazetarja: Çfarë arrije të paguaje me 30 euro ?

Mehmet Dano: Asgjë, ca mund të paguje, do haje dy ditë. Menuja ishte të haje dy vakte, mëngjes edhe drekë, darkë nuk kishte. Në mëngjes kishte recel dhe gjalpë. Në drekë kishte oriz, patate po nuk është se mund të haheshin. Kami mund të ketë qenë 2000-3000 mijë veta.

Gazetarja: Shqiptarë sa ishin nga këta?

Mehmet Dano: Shqiptarë ishin më shumë se gjysma nga këta.

E kisha te pamundur qëndrimin atje pasi shpresa per letra nuk ekzistonte thotë i riu vlonjat.

Mehmet Dano: Unë qëndrova në Gjermani rreth 1 muaj dhe 3-4 ditë. Pas 20 ditë qëndrimi bëra kërkesën dhe më doli për 10 ditë pashaporta kthimi.

Gazetarja: Kishe të drejtë të lëvizje ndërkohë që ti e kishe dorëzuar pasaportën në kamp?

Mehmet Dano: Brenda për brenda qytetit na dhanë një karvizitë që mund të lëviznim nëpër qytet.

Gazetarja: Kishte shqiptarë të tjerë të cilët patën mundësinë të bënin dokumenta?

Mehmet Dano: Jo, jo mesadi unë shumica do kthehen. Nga shokët e mi gjysmat janë kthyer.

Sipas 20 vjecarit Mehmet Dano, për te terhequr pasaporten nga kampi ka pritur rreth 15 ditë, ndërsa pranon se azili në Gjermani është i pamundur dhe për të nuk ishte toka e premtuar.

Ndërkohë Ora News siguron foto nga dy kampe të ngritura në Gjermani, njëri pranë Düsseldorf dhe tjetri në Frankfurt. Shqiptarët të cilët kanë jetuar në këto kampe thonë se familjarët jetonin në dhoma të vogla, 2-3 metra me krevate marinarësh dhe komodina të vogla për të vendosur pajisjet e vogla.

Ndërkohë që të rinjtë që nuk ishin familjarë vendosesishn në kapanone të mëdha. Një prej tyre ishte dhe kampi i Frankfurtit ku kishte shumë krevatë dhe të gjithë flinin bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat