Së shpejti emigrimi në Britani do jetë shumë më i thjeshtë

Lajme

Së shpejti emigrimi në Britani do jetë shumë më i thjeshtë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:03

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka vënë në vështirësi kryeministrin britanik, Dejvid Kameronin mbrëmjen e shkuar, kur sugjeroi me ton pak të ashpër, se Britania duhet të pranojë më shumë emigrantë.

Merkeli kërkoi që të ndërtohet një sistem distribuimi për azilkërkuesit në Europë. Ajo tha se çdo vend i BE-së duhet të pranojë emigrantë në raport me popullsinë dhe fuqinë ekonomike.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur Europa po përballet me një eksod të vërtetë emgrantësh nga vendet e Afrikës Veriore dhe ato në konflikt. Nga ana tjetër, Dejvid Kameron deklaroi në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së se Britania nuk do të pranojë më refugjatë, pasi i ka dhënë kontributet e saj në BE, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ku ka zërin më të madh të buxhetit, në krahasim me vendet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat