Merr flakë në ajër avioni i "Turkish Airlines" (Video)

Lajme

Merr flakë në ajër avioni i "Turkish Airlines" (Video)

Më: 25 prill 2015 Në ora: 15:22

Avioni i Turkish Airlines i nisur nga Milano për në Stamboll bëri një ulje emergjente në aeroportin Ataturk, pasi motori u përfshi nga flakët. Pasagjerët e linjës përjetuan momente ankthi mëngjesin e sotëm, kur një nga motorët e avionit mori flakë para se të mbërrinte në destinacion.

Menjëherë pas konstatimit të defektit piloti bëri ulje të detyruar në aeroportin Qemal Ata Turk të Stambollit.

"Daily Mail" raporton se, pas uljes në pistë dhe pas evakuimit të udhëtarëve, mjetet zjarrfikëse bënë shuarjen e flakëve, për të evituar ndonjë shpërthim të mundshëm.

I drejtuar nga aeroporti i Malpensës drejt Stambollit, avioni është ulur vetëm me një motor duke u përplasur me forcë në pistë. Kompania ajrore ka njoftuar se të 97 pasagjerët në bordin e avionit janë në gjendje të mirë dhe se nuk ka asnjë të lënduar.

Dinamika e përplasjes sipas dëshmitarëve nis me disa xhiro të avionit mbi aeroport dhe pas tentativës për tu ulur, avioni ka goditur fuqishëm pistën duke bërë që njëri motor të përfshihej nga flakët. Avioni i përkiste kompanisë Turkish AirLines dhe mësohet se vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat