Turizmi ndikon në zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e imazhit

Lajme

Turizmi ndikon në zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e imazhit

Më: 25 prill 2015 Në ora: 13:20

Pas Shkupit e Tiranës, sot edhe në Prishtinë është hapur panairin Ndërkombëtar i Turizmit "Vas Travel Fair 2015”,ku po marrin pjesë njëzet e pesë kompani të ndryshme të turizmit. Aty u tha se turizmi ndikon në zhvillim ekonomik dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

Në hapjen e këtij panairi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami ka deklaruar se evenimentet e tilla kanë ndikim në zhvillimin e turizmit dhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Ajo shtoi se turizmi është një sektor i rëndësishëm në Kosovë, jo vetëm pse krijon vende pune në mënyrë shumë të shpejtë por është një mundësi gjithashtu për përmirësimin e imazhit të shtetit tonë të ri, i cili është tepër më i mirë së ai që paraqitet në mediat ndërkombëtare.

“Kosova e dimë të gjithë që ka potencial për zhvillimine turizmit malor, alpinizmit, atij kulturor, bazuar në trashëgiminë historike kulturore, po ashtu ekzistojnë edhe potenciale për zhvillimin e turizmit rural, ekologjik dhe turizmit alternativ. Me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, krijimin e linjave ajrore me shtetet e rajonit dhe më gjerë, po krijon mundësi për zhvillimin e turizmit ndërkufitar”, ka thënë ajo.

Ajo u ndal edhe te zhvillimi i Qendrës Turistike në Brezovicë.

“Implementimi i suksesshëm i këtij projekti do të sjellë fuqishëm kthimin e brenditë të Brezovicës dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit në përgjithësi në Kosovë “, ka thënë ajo.

Safet Gergjaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se turizmi ndërton ura por sot këto ura kanë një rëndësi shumë më të madhe se sa ajo ekonomike.

“Vet fakti që Kosova dhe Prishtina është kryeqytet i turizmit të regjionit e ka një risi strategji, vet fakti që një panair i tillë dëshmon qëndrueshmërinë ekonomike dhe trendët pozitive në Kosovë, e ka një rëndësi të veçantë dhe vetë fakti që përmes panaireve të tilla fillon të përmirësohet imazhi i Kosovës, është një vlerë e veçantë që i jep karakteristikë këtij panairi”, ka thënë ai.Kurse, përfaqësuesi i Vas Grup, Islam Qinaku, ka thënë se ky është fillimi i organizimit të panaireve të tilla./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat