Lajmërohet Thaçi nga Turqia, kujton betejën e Galipollit apo Çanakkale

Lajme

Lajmërohet Thaçi nga Turqia, kujton betejën e Galipollit apo Çanakkale

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:04

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, gjatë vizitë së tij në Turqi, ka marr pjesë në ditën për të kujtuar betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërorë, betejën e Galipollit.

Në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se liderë nga gjithë bota kanë marr pjesë në këtë ditë.

“Liderë nga e mbarë bota u bëmë bashkë dje për të kujtuar ditën kur ka filluar një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, betejën e Galipolli-t apo Çanakkale-së. Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve. Ne, kosovarët e dimë këtë shumë mirë prandaj edhe mbesim të përkushtuar që luftë të mos ketë më kurrë”, ka theksuar Thaçi, transmeton “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat