ASK i pret nxënësit e ri me bursa

Lajme

ASK i pret nxënësit e ri me bursa

Më: 25 prill 2015 Në ora: 11:51

100 bursa do të ndahen nga American School of Kosova për nxënësit të cilët arrijnë të tregojnë sukses të mirë në provimin pranues, i cili u mbajt sot në objektin e kësaj shkolle.

Kjo shkollë për vitin akademik 2015/16, do të ndajë 100 bursa për nxënësit e ri të cilët sot iu nënshtruan provimit pranues.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë shkollë, Erblin Kadriu, tha se sot është një ditë e veçantë për këtë shkollë ku nxënës nga gjithë Kosova dhe më gjerë do t’i nënshtrohen testit, i cili mundëson atyre vijimin e mësimit në këtë shkollë.

“Çdo vit e më shumë fillojmë të zgjerohemi edhe për nga programi që ofrojmë por edhe nga numri i nxënësve. Këtë vit kemi diku afër 200 nxënës, të cilët kanë konkurruar prej shkollave të ndryshme nga tërë komunat e Kosovës, mirëpo edhe më gjerë, jashtë Kosovës. E veçanta e kësaj dite është që do të ofrohen mbi 100 bursa, bursa akademike për këta nxënës. 100 prej tyre janë për provimin pranues që e bëjnë sot, provim që përbëhet prej gjuhës angleze dhe lëndës së matematikës, ndërsa 20 bursa tjera janë për studentët ekzistues të shkollës dhe 30 tjera për pjesëmarrësit e olimpiadës së diturisë që kemi në shkollë”, tha Kadriu.

Ai po ashtu tha se bursat do të jenë të ndryshme, duke filluar nga ato të plota, do të thotë 100 për qind e deri tek ato me vetëm 10 për qind. Sipas Kadriut, bursa varet krejtësisht nga përformanca e nxënëseve në provim pranues.

“Bursa është bursë akademike që nënkupton varësisht prej angazhimit dhe performancës akademike të nxënësve, kjo i dedikohet atij apo asaj. Ka lloj llojshmëri të madhe të këtyre bursave, duke filluar prej bursave të plota 100 për qind deri në ato 10 për qind. Do të thotë kriteri apo vendosmëria e stafit të American School of Kosova për ndarjen e bursave vjenkryekëput nga përformanca që nxënësit e bëjnë sot në testin pranuesdo të thotë në testin e gjuhës angleze dhe matematikës”, tha Kadriu.

Kjo shkollë ditë më parë festoi dymbëdhjetë vjetorin e operimit të sistemit amerikan të shkollimit në Kosovë, ku përmes ekspozitave të ndryshme, u shfaq puna e nxënësve dhe mësimdhënësve.

Gjithashtu, kjo njihet si shkolla e vetme private në Kosovë me të gjitha nivelit e shkollimit, duke filluar nga parashkollori deri në shkollën e mesme të lartë./kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat