Takimi i deputetëve Kosovë-Serbi, pranim i realitetit të ri

Lajme

Takimi i deputetëve Kosovë-Serbi, pranim i realitetit të ri

Më: 25 prill 2015 Në ora: 11:30

Deputetët e Kosovës takohen me homologët e tyre në Serbi.

Ata për herë të parë do të diskutojnë rreth opcioneve që ligjvënësit e të dy parlamenteve do të mund të kontribuonin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo vjen si takim i dytë i rradhes pas atij në Prishtinë.

Deputeti Bardhyl Meta, thotë se vet fakti i mbajtjes së këtij takimi në nivel të barabartë tregon për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Jemi pritur si delegacion në nivel të Republikës së Kosovës me përcjellje shtetërore nga kufiri deri në Beograd dhe se kjo tregon pak a shumë njëndryshim drejt qasjes dhe pranimit të relitetit të ri kosovar, që edhe kontribuon në normalizimin e marrëdhenieve" ka shtuar Meta.

Dje nga Prishtina për në Beograd kanë udhëtuar 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës për të marr pjesë në këtë debat.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë përfaqësues të të gjitha subjekteve politike parlamentare. Ata do të përballen gjithashtu me deputetë nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Serbisë.

Konferenca do të ndahet në dy pjesë – në të parën do të do diskutohet për rolin e kuvendeve të Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët. Ndërsa, pjesa e dytë do t’i kushtohet rolit të kuvendit për një kontroll më efikase të qeverisë.

Takimi i deputeteve te dy vendeve ne Beograd organizohet nga OJQ CIG e mbeshtetur nga Departamenti Zvicerran per Politike te Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat