Reagon ashpër ndaj Klosit edhe Armend Zemaj

Lajme

Reagon ashpër ndaj Klosit edhe Armend Zemaj

Më: 25 prill 2015 Në ora: 10:46

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka akuzuar ish-Shefin e SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, se kishte marrë udhëzime nga anëtarët e LPK’së për të vepruar ndaj patriotëve të Kosovës.

Zemaj e ka akuzuar Klosin se kishte mision pengimin e përfshirjes së ushtarakëve në grupet e organizuara në terren.

Sipas Zemajt, Klosi kishte për qëllim pengimin e UÇK’së të bëhej ushtri.

Reagimi i Zemajt vjen pas deklaratave të Fatos Klosit për Ahmet Krasniqin dhe FAR-un. Zemaj është nip i njërit prej komandantëve të FARK-ut, Tahir Zemajt, i vrarë pas luftës.

Reagimi i plotë

Për merakun e Serbise kontrollohet banesa e Ahmet Krasniqit, kështu deklaron kryespiuni i SHIK-ut Fatos Klosi..

SHIK-u i Fatos Klosit kishte marre udhëzimet për të vepruar ndaj patriotëve që ishin pengesë për lepuroshet e LPK-së.

Angazhimi i Klosit me shokë ishte që UÇK mos të bëhej ushtri e rregullt.

Të mos lejohej armatimi modern dhe ai i rëndë për njësitë e rregullta të UÇK-së.

Të mos lejoj kyqjen e ushtarakëve dhe grupeve të organizuara në terren.

Kjo interviste e sontme e shefit të SHIK-ut ma kujtoj një intervistë të Sabri Godos,që dikur ishte ushtar komuniste i LDB!

-Gazetari: "A keni luftuar kundër armikut?

-Godo: Rrallë kemi bërë ndonjë aksion nga largësia. Armikut i shkonim prapa, sepse ndeshjen me te nuk mund ta përballonim.

-Gazetari: "A keni luftuar kundër "Ballit Kombëtar"?

-Godo: Po, ajo ka qenë tamam luftë, i vrisnim kudo që mundnim. Bilëz, jo vetëm ata që i kishim kundërshtarë të hapur, por i vrisnim edhe ata që ishin partizanë, me ne, por që mendonim se një ditë mund të jenë kundër nesh. Por, këta i vrisnim prapa shpine dhe përhapnim lajmin se i vrau armiku.

Ky është soji i Klosit dhe i shokëve të tij të ideologjisë. As mos ta pytesh sepse ky tregon vetë, fytyren e krimit..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat