​Kusari- Lila: Asnjë fakt apo dëshmitar për tentim kindapimi

Lajme

​Kusari- Lila: Asnjë fakt apo dëshmitar për tentim kindapimi

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:58

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila thotë se deri më tani asnjë fakt apo dëshmitarë me informata kredibile nuk është prezantuar para organeve të rendit në Gjakovë sa i përket asaj që po flitet në rrjetet sociale të kinse "kidnapimeve" të cilat kanë ndodh ose po vazhdojnë të ndodhin në këtë komunë.

Ajo bënë me dije se Policia e Kosovës, Drejtoria në Gjakovë, janë në mobilizim të plotë duke e përcjellë situatën.

“Ata kanë ftuar në intervistë individë të cilët po deklarohen se kanë parë, kanë dëshmuar apo dijnë për raste të kidnapimit të fëmijëve. Deri më tani, asnjëri nga këta individë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë ndonjë informatë apo dyshim të konfirmuar për kidnapim apo tentim kidnapimi. Ftoj të gjithë qytetarët e komunës tonë, të mos bijnë pre e luftës psikologjike e cila ka shkaktuar tmerr dhe panik tek prindërit.Rasti i para disa ditëve në lagjen Ali Ibra, është vlerësuar si rast i izoluar dhe pa ndonjë lidhshmëri me ndonjë formë të organizuar të krimit”, thotë Kusari – Lila.

E për këtë bënë me dije që kanë organizuar një konferencë për nesër, e shtunë, për të adresuar brengat, frikën dhe panikun e shkaktuar në masë.

Konferenca mbahet Komandantin e Stacionit policor në Gjakovë, Krist Gjokaj dhe Drejtoren e Arsimit në DKA, Diana Çarkaxhiu si dhe Kusari Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat