Majkovci takoi Vizionin e Gruas, biseduan për bashkërendim të aktiviteteve

Lajme

Majkovci takoi Vizionin e Gruas, biseduan për bashkërendim të aktiviteteve

Më: 24 prill 2015 Në ora: 22:07

Kryetari i degës së parë të PD-së në Prishtinë, Fahredin Majkovci, takoi anëtaret e Vizionit të Gruas së degës së parë të Prishtinës, ku diskutoi për gjendjen aktuale si dhe objektivat për të ardhmen.
Në takim morën pjesë edhe Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi - Nënkryetare e Vizionit të Gruas në degën e Gjilanit, Ilirijana Perteshoni - Nënkryetare e Vizionit të Gruas në degën e Gjakovës, dhe Ambera Kelmendi - anëtare e degës së Mitrovicës të cilat njoftuan për ecurinë e punës në degët përkatëse.

Kryetari Majkovci tha se çmon shumë punën dhe angazhimin që është bërë deri me tani, duke e vlerësuar lart rëndësinë që Vizioni i Gruas dhe Vizioni Rinor ka për degën dhe për PD-në në përgjithësi, si dhe shprehu gatishmërinë e tij që të ndihmojë në ngritjen e tyre.
Të dy palët u dakorduan që të kenë hapa konkret të bashkëpunimit duke filluar me aktivitete që nga java e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat