Ditëve në vijim do të vazhdoj të mbajë mot i ngrohtë. Nesër pas mëngjesit do të mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.
Prishtina Weather parashikon se nesër pasdite në Kosovë, vende-vende do të ketë riga shiu, të shoqëruara me ndonjë bubullimë.
Të dielën dhe të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell, e të dielen pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat maksimale deri të hënën do të sillen nga 20C-23C, e ato minimale 6C-7C.
Era do të fryejë nga jugperëndimi 3-7m/s.
Të martën do të ketë vransira të ndryshueshme, e gjatë pasdites priten edhe reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullima.
Temperaturat maksimale të hënën do të zbresin në 19C-20C, e minimalet do të rriten deri në 10C, ndërsa era do të fryejë nga jugperëndimi 6-13m/s.
Ditën e mërkurë pritet të mbajë mot më i freskët, me vransira dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të zbres në 15C-17C, e minimalja deri në 6C. Era do të fryejë nga veriu 3-6m/s.