​Miljaniq: Nuk duam ta marrim asnjë metër territor të Kosovës

Lajme

​Miljaniq: Nuk duam ta marrim asnjë metër territor të Kosovës

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:25

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Radovan Miljaniq thotë se nuk duan të marrin asnjë metër territor të Kosovës dhe me vendet e tjera.

Në një takim me studentët e Universitetit AAB, ai ka thënë se duan të kenë raporte të mira me Kosovën dhe të gjithë fqinjët e tjerë.

Foli edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Tha se ajo e 19 prillit në Bruksel është gurëthemel i pajtimit shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai po ashtu tha se koha kur Mali i Zi, Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të kenë ambasada e konsullata të përbashkëta nuk është e largët.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ka thënë se Kosova duhet të ballafaqohet me të kaluarën dhe se krimet duhet të dënohen.

“Kosova do të dalë nga kjo sigurisht. Ka pasur gjëra më të vështira dhe Kosova i ka tejkaluar”, është shprehur Ambasadori i Malit të Zi në Prishtinë, Radovan Miljaniq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat