Kosova e 65-ta, Zvicra shteti më i lumtur në botë

Lajme

Kosova e 65-ta, Zvicra shteti më i lumtur në botë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:24

​Shteti më i lumtur në botë për vitin 2015 është zgjedhur të jetë vendi i çokolladave, Zvicra. Në këtë listë është futur edhe Kosova e cila renditet në vendin e 65.

Në bazë të një studimi botëror për përcaktimin e lumturisë së popujve në të gjitha shtetet e botës “World Happines Report 2015” të publikuar nga Rrjeti për Zhvillimin e Zgjedhjeve të Qëndrueshme (SDSN), del që Kosova është vendi i dytë më i lumtur në rajon, pas Kroacisë e cila renditet e 62-ta.

Pas Kosovës, ndër shtetet tjera të rajonit renditen: Mali i Zi (83), Serbi (87), Maqeodnia (93), Shqipëria (95) dhe Bosnja dhe Hercegovina (96).

Menjëherë pas Zvicrës, shtetet me popullatë më të lumtur janë ato të rajonit të Skandinavisë. Në vendin e dytë renditet Islanda, të tretin Danimarka dhe në vendin e katër është Norvegjia.

Studimi është bërë duke marr parasysh ndryshimin e nivelit të lumturisë gjatë periudhës 2012 – 2014.

>>Klinoni këtu për ta parë raportin e plotë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat