​Shkolla “Vatra e Diturisë” në Livoç në përvjetorin e saj, përuron investime në infrastrukturë

Lajme

​Shkolla “Vatra e Diturisë” në Livoç në përvjetorin e saj, përuron investime në infrastrukturë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 19:07

Në shënim të ditës së shkollës fillore “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoç i Epërm, pos festes për shënimin e hapjes se parë të shkollës në këtë fshat dekada më parë, është përuruar edhe investimi në rregullimin e oborrit të shkollës dhe terrenit sportiv, të cilat plotësojnë edhe një kërkesë të kamotshme të kësaj shkolle në aspektin e infrastrukturës.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi para të pranishmëve ka thënë se gjatë qeverisjes së kryetarit Haziri, prioritet është arsimi dhe avancimi i tij në aspektin profesional por edhe infrastrukturor.

“Sot po përurojmë investime që ia kanë kthyer bukurinë dhe funksionalitetin kësaj shkolle, që ishte kërkesë e kahershme e juaja, për të bërë këtë një ambient të vërtetë të shkollës, ku fëmijët lëvizin dhe kryejnë aktivitetet sportive në kushte më të mira se sa që ishin deri më tani. Dita e shkollës sot është një festë e dyfishtë sepse sot ngadalë po kompletohet infrastruktura e cila mundëson kushte më të mira për nxënës gjatë të ardhmes. Ky është projekt i financuar nga Komuna e Gjilanit dhe i mbështetur edhe nga disa donator”, ka thënë Bunjaku – Rexhepi, duke shtuar se nga kjo shkollë kanë dalë emra të shumtë që i bëjnë nderë jo vetëm Livoçit por edhe më gjerë Gjilanit dhe Kosovës.

Ndërsa në emër të shkollës, drejtori Fadil Musliu, ka falënderuar Komunën dhe drejtorinë e Arsimit për investimet e bëra aty, duke u zotuar për suksese dhe punë të vazhdueshme në ngritjen edhe më tutje të cilësisë së mësimit në këtë shkollë që ka një histori me suksese të shumta.

Ndërsa një program i pasur kulturo – artistik, i përgatitur nga nxënës dhe mësimdhënës për shënimin e ditës së shkollës ka përmbyllur këtë ditë feste dhe urimi për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e këtij vendbanimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat