Skenës politike iu shtua edhe një parti e re

Lajme

Skenës politike iu shtua edhe një parti e re

Më: 21 prill 2015 Në ora: 12:57

PDU, parti e formuar nga diaspora dhe e themeluar nga personalitete të shquara të kombit shqiptar
Sot bëhet prezantimi publik i Partisë Demokratike të Unitetit – PDU, i cili do të mbahet në "Grand Hotel Prishtina" duke filluar nga ora 16:00.

Partia Demokratike e Unitetit, është parti e Organizuar dhe e formuar nga diaspora shqiptare dhe e themeluar nga studentë dhe personalitete të shquara të Kombit Shqiptar.

PDU është parti demokratike që përfshinë të gjithë atdhetarët brenda dhe në diasporë, me parime dhe ligje demokratike, evropiane, amerikane e botërore, me system dhe model gjerman.

Partia Demokratike e Unitetit e drejtuar nga Adam Uluri i kushton vëmendje të madhe të drejtave të njeriut, ekonomisë, artit, sportit, turizmit, mjedisit, gjelbërimit, pastërtisë, ruajtjes së vlerave shqiptare-evropiane.

Kjo parti gjithashtu është kundër përçarjeve dhe ndasive. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe të drejtave të punëtorëve, të sëmurëve, pakicave dhe një tretman i veçantë barazisë gjinore, femrave, edukimit dhe avancimit të tyre.

Kryetari i kësaj partie, Adam Uluri tha për Infodirekt.tv se pas luftës së vitit 1998-99 në Kosovë dhe viset tjera shqiptare jemi degraduar si shoqëri dhe kemi kapur antivlerat përqafe, ndërsa duhet punuar shumë që ta luftojmë narkomoninë, duhet luftuar trafikimin e njerëzve, prostitucionin, vrasjet, shantazhet.

"Po mundohemi të punojmë për të mirën e përgjithshme e jo individuale andaj dhe kemi formuar këtë parti e cila do të jetë kundër përçarjeve dhe ndasive ku rëndësi të veçantë i kushtohet edhe të drejtave të punëtorëve, të sëmurëve,
pakicave dhe një tretman i veçantë barazisë gjinore, femrave, edukimit dhe avancimit të tyre" tha Uluri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat