Në Vuthaj vendosen shenja udhëzuese në gjuhën shqipe

Lajme

Në Vuthaj vendosen shenja udhëzuese në gjuhën shqipe

Më: 21 prill 2015 Në ora: 09:41

Me sponsorimin e bashkëvendësve tonë vëllezërve Ulaj në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë për herë të parë u bë vendosja e disa dhjetëra shenjave udhëzuese të drejtimeve dhe të ruajtjes së ambientit.

Është rëndësishme se udhëzuesit që u vendosen sot janë në gjuhën shqipe, siç vërehet edhe nga fotot, sepse në përdorimin emërtimeve në gjuhën shqipe autoritet lokale dhe qendrore të Malit të Zi vazhdojnë me politikat e tyre diskriminuese ndaj shqiptarëve autoktonë, njoftojnë vuthajnët.

Kjo iniciativë e vëllezërve Ulaj u përkrah në mënyrë institucionale edhe nga Kuvendi Komunal i Gucisë.

Nisma e vëllezërve Ulaj cilësohet jo vetëm domethënëse, por edhe e domosdoshme për banorët e këtij lokaliteti dhe vizitorët – turistët e shumtë vendës e të huaj, të cilët kënaqen me bukuritë natyrore këtu.

Është paralajmëruar po ashtu se me iniciativën e vëllezërve Ulaj gjatë ditëve në vijim dhe në bashkëpunim me institucionet Komunale dhe të shkollave të Plavë Gucisë do të pastrohet fshati Vuthaj nga ndotjet me hedhurina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat