Krasniqi: Dështimi i vizitës së Thaçit në Beograd, fitore e Kosovës

Lajme

Krasniqi: Dështimi i vizitës së Thaçit në Beograd, fitore e Kosovës

Më: 21 prill 2015 Në ora: 08:04

Analisti politik, Milazim Krasniqi ka thënë se vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd, ka qenë e pamundur të realizohej.
Ai ka vlerësuar se dështimi i kësaj vizite është fitore për Kosovën.
Sipas tij, kundërshtimi i institucioneve shtetërore serbe ndaj kësaj vizite tregon se Serbia ende nuk është shkëputur nga mentaliteti i Millosheviqit.
“Serbia po dëshmon se nuk është çliruar plotësisht nga stereotipat e së kaluarës së kohës së regjimit të Millosheviqit. Thjesht nuk është plotësisht e gatshme të përballet me të kaluarën. Në këtë rast, figura e Hashim Thaçit është si një lloj letre lakmuese që tregon qartë se në Serbi ende nuk ka vdekur fryma e Millosheviqit”, ka thënë Krasniqi. /epoka e re/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat